Dhimbje koke për Tuhelin, Bajerni humbet një mbrojtës për duelin me Realin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2024 | 14:31

Dhimbje koke për Tuhelin, Bajerni humbet një mbrojtës për duelin me Realin

Lajmi i keq për Bajernin e Mynihut në prag të duelit me Real Madridin në Champions.

dfa

Mbrojtësi Rafael Guerrero ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës në ndeshjen e djeshme kundër Shtutgartit dhe sipas klubit bavarez ai nuk do të jetë në duelin kundër “Los Blancos”.

Një dëmtim i rëndë që i prish planet edhe trajnerit Tomas Tuhel. Me shumë mundësi ai nuk do të luajë më për këtë sezon.

Rikujtojmë që ndeshjen e shkuar Guerrero u aktivizua në pjesën e dytë të sfidës kundër Real Madridit.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"