Largimi i Qatip Osmanit, te Vllaznia “piketojnë” një rikthim të bujshëm/ Ja kush pritet të jetë trajneri i ri i shkodranëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2024 | 0:11

Largimi i Qatip Osmanit, te Vllaznia “piketojnë” një rikthim të bujshëm/ Ja kush pritet të jetë trajneri i ri i shkodranëve

Qatip Osmani nuk do të jetë më trajner i Vllaznisë. Mbrëmjen e së enjtes, klubi shkodran përmes një njoftimi në rrjetet sociale njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun nga Maqedonia e Veriut, si dhe me ndihmësin e tij, Bashkim Livoreka.   

Brdaric

Ndërkohë së fundmi në ambientin sportiv shkodran është duke qarkulluar emri i Thomas Brdariç si zëvendësuesi i Osmanit. Duket se te Vllaznia po mendojmë për një rikthim të bujshëm dhe me shumë gjasa do të jetë trajneri gjerman timonieri i ri i shkodranëve që do të drejtojë kuqeblutë në ndeshjet e mbetura të këtij sezoni. Gjithashtu Brdariç pritet të jetë dhe “arkitekti” i sezonit të ri.  

Në të shkuarën 49-vjeçari drejtoi Vllazninë në 77 ndeshje nga 10 gushti i vitit 2020 deri në 14 mars të vitit 2022 kur edhe ndërpreu bashkëpunimin. Në orët në vijim pritet të vijë edhe zyrtarizimi i trajnerit të ri të Vllaznisë.  

PANORAMASPORT.AL

Eliminimi ndaj Egnatias rezulton fatal, Vllaznia ndërpret bashkëpunimin me… Osmanin

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"