Dhunoi të dashurën, ish-sulmuesi i Partizanit përfiton nga amnistia dhe del nga burgu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2024 | 0:12

Dhunoi të dashurën, ish-sulmuesi i Partizanit përfiton nga amnistia dhe del nga burgu

Ish-sulmuesi i Partizanit, Solomon, ishte në telashe të mëdha me drejtësinë shqiptare. 28-vjeçari u arrestua nga Policia, në vitin 2021, pas denoncimit nga e dashura për ushtrim dhune, teksa së fundmi iu caktua masa e arrestit me burg. 

 AAD62378-BC00-4818-B013-A26BC633837C

Ndërkohë së fundmi bëhet me dije se sulmuesi është i lirë dhe mund të bashkohet me ekipin e Dukagjinit të Klinës në Kosovë. Solomon prej shkurtit të këtij viti ndodhej në qeli në Shqipëri pasi në fillimin e 2021 u akuzua dhe më pas u shpall fajtor për “dhunë në familje” ndaj ish të dashurës. 

Asokohe 28-vjeçari ishte pjesë e Partizanit dhe banonte në Tiranë, duke pasur llogari të hapura me drejtësinë. Në fillim të shkurtit 2024 ai u arrestua pasi nuk zbatoi vendimin e Gjykatës që e kishte lënë në liri me kusht, duke mos u paraqitur çdo dy javë në policinë e Kosovës. 

SOLOMON

Kalvari i dënimit për sulmuesin nisi në 2023 kur Gjykata e Tiranës e dënoi me një vit e gjysmë heqje lirie, që më pas u konvertua në shërbim prove. Tanimë pas amnistisë penale të votuar nga Kuvendi shqiptar dhe miratuar nga presidenti Bajram Begaj, Solomon ishte mes 700 të burgosuve që përfitojnë lirinë. 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"