VIDEO/ Sasuolo bën surprizën dhe mund Interin brenda në shtëpi, zikaltërit zhgënjejnë përballë Kumbullës me shokë
Sasuolo arriti që të mposht kampionët e Seria A, Interin me shifrat 1-0 brenda në shtëpinë e tyre. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 35-të të kampionatit italian.
Golin e vetëm të sfidës e shënoi Lauriente në minutën e 20-të të takimit, duke u bërë heroi i vendasve me realizimin që i dha fitoren. Në fushën e lojës gjithashtu ishin edhe 2 lojtarët e Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla në radhët e Sasuolos dhe Kristjan Asllani tek Interi. Të dy zhvilluan paraqitje të mira, pavarësisht se mesfushori u zëvendësua nga trajneri Inzagi në minutën e 74-t.
Me këtë fitore, Sasuolo hedh një hap të madh për mbijetesë, teksa pozicionohet në vendin e 19-të, me 2 pikë më pak se Empoli i cili ndodhet në të 17-in.
REZULTATI LIVE | SASUOLO-INTER 1-0
20′ Lauriente
GOLI I LAURIENTE 1-0 (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
SASUOLO (3-5-1-1): Konsilji; Erlik, Kumbulla, Ferrari; Toljan, Lipani, Henrike, Thorstved; Dioxhi; Pinamonti
INTER (3-5-2): Audero; Pavard, De Vrij, Bastonil Dumfris, Fratesi, Asllani, Mkhitarian, Augusto; Sançez, Lautaro
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"