Klauzola speciale/ Dortmundi fërkon duart, 30 milionë euro më shumë nga Bellingam

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2024 | 21:12

Klauzola speciale/ Dortmundi fërkon duart, 30 milionë euro më shumë nga Bellingam

Nëse ka një klub që kënaqet me sukseset e Realit Madridit po aq sa dhe vetë klubi i bardhë, është Borusia e Dortmundit. Me titullin në La Liga thuajse të fituar, Reali përmbush një nga variablat që u ranë dakord me skuadrën gjermane në transferimin e Xhud Bellingam.

belling

Dortmundi dhe Reali arritën një marrëveshje qershorin e kaluar për 103 milionë euro, plus shuma në variabla. Bëhet fjalë për disa shtesa që nuk mund të kalonin më shumë se 30% të totalit, por ato mund të rrisin të ardhurat e Dortmundit në 133.9 milion euro, pikërisht për shkak të ecurisë së shkëlqyer të anglezit në Madrid.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"