VIDEO/ Pogradeci kthehet në Kategorinë e Parë, shihni festën e “liqenorëve” me tifozërinë e tyre pas sfidës me Turbinën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2024 | 17:15

VIDEO/ Pogradeci kthehet në Kategorinë e Parë, shihni festën e “liqenorëve” me tifozërinë e tyre pas sfidës me Turbinën

Fitorja 4-1 e Pogradecit ndaj Turbinës në javën e 22-të të Grupit B të Kategorisë së Dytë, ka dekretuar kthimin e “liqenorëve” një kategori më lart.

pogradeci

Ekip i drejtuar nga Samuel Nikaj ia doli të linte pas Luftëtarin falë fitores 4-1 të ndeshjes së sotme dhe kështu, u shpall kampion i Grupit B të Kategorisë së Dytë, duke u ngjitur automatikisht në të Parën.

Pas një suksesi të tillë, në stadium ka shpërthyer festa e ndezur e tifozerisë vendase, që i është gëzuar bashkë me lojtarët këtij suksesi dhe kthimit në futbollin profesionist.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"