FOTO/ Ismajli kthehet në fushë dy muaj pas dëmtimit me Milanin, vlerësohet si një nga më të mirët në duelin e mbijetesës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2024 | 17:49

FOTO/ Ismajli kthehet në fushë dy muaj pas dëmtimit me Milanin, vlerësohet si një nga më të mirët në duelin e mbijetesës

Lajme të mira vijnë nga Italia për trajnerin e Kombëtares, Silvinjo, i cili ka parë sot të kthehet në fushën e lojës edhe një nga elementët më të rëndësishëm të formacionit të tij, mbrojtësin Ardian Ismajli.

ismajli

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, kishte dy muaj jashtë fushave të lojës, që kur u dëmtua në ditët e para të marsit në ndeshjen e Serisë A kundër Milanit. Por ai më në fund ka lënë pas të gjithë problemet fizike dhe është kthyer përsëri të luajë titullar me Empolin, teksa është aktivizuar deri në fund të sfidës që kjo skuadër luajti kundër Frozinones, e mbyllur me shifrat 0-0.

Ismajli ishte një ndër më të mirët në fushën e lojës dhe sipas vlerësimeve statistikore të “SOFASCORE”, meritoi notën 7,3 për atë që shfaqi në fushën e lojës në një duel delikat për mbijetesën mes dy skuadrave që po përpiqen të qëndrojnë jashtë zonës së ftohtë të klasifikimit.

WhatsApp Image 2024-05-05 at 5.25.53 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"