Lajmi i trishtë/ Bota e futbollit në zi, ndahet nga jeta trajneri që shpalli Argjentinën kampione bote

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2024 | 21:34

Lajmi i trishtë/ Bota e futbollit në zi, ndahet nga jeta trajneri që shpalli Argjentinën kampione bote

Bota e futbollit në zi! Çesar Luis Menoti, ish-trajneri kampion bote me Argjentinën në vitin 1978, është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare. 

cesar-menotti-1796491

Menoti udhëhoqi kombëtaren bardhekaltër drejt suksesit të parë në Kupën e Botës të fituar në shtëpi.   Lajmin e hidhur e bëri publike Federata Argjentinase e Futbollit në një deklaratë zyrtare: 

“Federata Argjentinase e Futbollit shpreh me keqardhje dhe pikëllim të madh për vdekjen e César Luis Menottit, drejtor aktual i ekipeve kombëtare argjentinase dhe ish-trajner kampion bote. Lamtumirë i dashur Flaco!”. 

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"