VIDEO/ Festival golash në “Anfield”, Liverpul i shuan shanset Totenhemit për Champions
Liverpul triumfoi me shifrat 4-2 kundër Totenhemit, ndeshje e vlefshme për javën e 36-të të Premier Ligës angleze.
Të kuqtë kaluan shumë shpejt në avantazh me anë të Muhamed Salah, që në minutën e 16-të. Më pas golat e vendasve nuk do të kishin të ndalur, do të ishte Robertson ai që do të shënonte të dytin dhe pastaj me radhë Gakpo dhe Eliot. 2 golat në fund të Riçarlison dhe Son nuk do të ishin të mjaftueshëm për londinezët që të dilnin me pikë nga “Anfield”.
Me këtë rezultat, vazhdon të qëndrojë në vendin e tretë me 78 pikë dhe u bë kohë që e ka humbur mundësinë e marrjes së titullit kampion, ndërsa për sa i përket Totenhemit, “spursat” rënditen të gjashtit dhe kanë shumë pak shpresa për një kualifikim në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm, duke qenë se Aston Vila është 7 pikë para tyre dhe me një fitore javën e ardhshme, sigurojnë përfundimisht kualifikimin.
LIVERPUL-TOTENHEM 4-2
GOLI I SALAH 1-0 (VIDEO)
GOLI I ROBERTSON 2-0 (VIDEO)
GOLI I GAKPO 3-0 (VIDEO)
GOLI I ELIOT 4-0 (VIDEO)
GOLI I RIÇARLISON 4-1 (VIDEO)
GOLI I SON 4-2 (VIDEO)
SONI SALIHI
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"