Heroi i Vlaznisë, Kevin Dodaj: Kënaqësi e madhe të shënosh në minutat e fundit të ndeshjes, po kontriboj për fanellën më të vjetër në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2024 | 19:14

Heroi i Vlaznisë, Kevin Dodaj: Kënaqësi e madhe të shënosh në minutat e fundit të ndeshjes, po kontriboj për fanellën më të vjetër në Shqipëri

Vllaznia mori në fitore të rëndësishme kundër Dinamos me shifrat përfundimtare 1-0, ndeshje e vlefshme për javën e 34-t të Abissnet Superiore. Heroi i shkodranëve ishte pikërisht Kevin Dodaj. Djaloshi i ardhur nga akademia e kuqebluve, shënoi në minutën 93-të të kohës shtesë duke siguruar 3 pikët në frymën e fundit për ekipin e tij. 18-vjeçari ka dhënë një prononcim për “Panorama Sport”, ku është shprehur tepër i lumtur për golin e parë të shënuar me Vllazninë:

441493023_961181919349820_4355508875279457241_n

Dodaj, goli i parë me ekipin e Vllaznisë, për më tepër goli që i dha fitoren në minutën e fundit. Si ndihesh që arrite të shënoje në një moment kaq të rëndësishëm?

Është një kënaqësi e madhe të shënosh gol në minutat e fundit të lojës, dhe sidomos një gol që vlejti për të siguruar 3 pikët.

Si shkodran qe je, e ndjen peshën e fanellës të cilën po vesh?

Jam i lumtur sepse po kontriboj për fanellën më të vjetër në Shqipëri dhe kjo më bën të punoj edhe më shumë.

Ka kaluar diçka më shumë se një javë që kur Brdariç mori drejtimin e ekipit, a jeni përshtatur me skemat e trajnerit?

Me profesor Brdariç jemi përshtatur shumë mirë. Kjo vjen edhe për shkak të rezultateve të mira që kemi marrë në këto dy ndeshjet e para. Atmosfera brenda ekipit është shumë e mirë dhe shpresoj të vazhdojmë kështu.

Si është atmosfera në ekip këto javë të fundit të kampionatit para “Final 4”?

Atmosfera brenda ekipit është shumë e mirë dhe shpresoj të vazhdojmë kështu.

Ndeshja e radhës është përballë Tiranës, një sfidë që përjetohet me shumë “zjarr” nga tifozeria shkodrane . Në të njëjtën kohë ajo ka në dorë ndoshta t’ju hap telashe duke ju ulur në vendin e tretë. Besoni se mund ta kaloni?

Ne besojmë në çdo ndeshje dhe do japim maksimumin gjithsecili. Në fund të fundit pritet gjithçka sepse futbolli i ka të gjitha brenda.

Hera e fundit që Vllanzia fitonte kampionatit ishte viti i largët 2001, madje as ju vetë nuk kishit lindur ende. A besoni se keni fuqinë të shkruani historinë dhe të ktheni titullin në Shkodër pas 23 vitesh?

Ka akoma shumë ndeshje deri atëherë dhe duam të marrim të gjitha një nga një. Do t’i vlerësojmë të gjitha si finale. Besojmë te fitimi i titullit.

SONI SALIHI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"