Garë treshe për dy vendet e para në Superiore, kalendari i javëve të fundit favorizon një nga skuadrat pretendente

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2024 | 23:53

Garë treshe për dy vendet e para në Superiore, kalendari i javëve të fundit favorizon një nga skuadrat pretendente

Rezultatet e javëve të fundit të Kategorisë Superiore kanë dekretuar tre ekipet e para që kanë siguruar pjesëmarrjen në “Final Four”. Egnatia, Vllaznia dhe Partizani janë tashmë të sigurta se do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt titullit edhe pas përfundimit të sezonit të rregullt. Por renditja përfundimtare, që mund të ndikojë këtë rrugëtim, është shumë e paqartë.

final 4

Egnatia që dukej e sigurt për vendin e parë, tashmë do të duhet ta mbrojë atë në dy javët e mbetura, pasi ka vetëm 2 pikë avantazh ndaj Vllaznisë dhe 3 ndaj Partizanit, në një garë të ethshme ku çdo gjë mund të ndryshojë. Por një nga skuadrat ka një avantazh të dukshëm në krahasim me të tjerat për shkak të kalendarit në javët e mbetura.

Pikërisht Partizani i vendit të tretë ka ndeshje më të lehta në lehtë ndaj Kukësit dhe Erzenit, dy skuadrave të cilat kanë rënë edhe matematikisht nga kategoria. Ndërsa si Egnatia, ashtu edhe Vllaznia, kanë përballje me ekipe të cilat luftojnë për katërshen e parë dhje sigurimi i fitoreve në këto ndeshje do të jetë një detyrë edhe më e vështirë për ta.

Kujtojmë që në “Final Four”, dy ekipet e para në renditje do të vendosen në vazon e favoriteve dhe do të kenë edhe avantazhin e kualifikimit me barazim në ndeshjet gjysmëfinale.

RENDITJA
Egnatia 60 pikë
Vllaznia 58
Partizani 57

Java 35
Kukësi-Partizani
Tirana-Vllaznia
Dinamo-Egnatia

Java 36
Egnatia-Tirana
Vllaznia-Skënderbeu
Partizani-Erzeni

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"