BUNDESLIGA/ “Neverluzen” nuk di të ndalet, “shpartallon” Frankfurtin dhe vazhdon serinë e rezultateve pozitive (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2024 | 20:33

BUNDESLIGA/ “Neverluzen” nuk di të ndalet, “shpartallon” Frankfurtin dhe vazhdon serinë e rezultateve pozitive (VIDEO)

Bajer Leverkusen triumfoi me shifrat 1-5 përballë Frankfurtit, ndeshje e vlefshme për javën e 32-të të Bundëligës gjermane.

eintracht-frankfurt-v-bayer-04-leverkusen-bundesliga-7-scaled

Një ndeshje perfekte për të besuarit e Ksabi Alonsos, që edhe pse u bë kohë që e kanë fituar kampionatin përsëri marrin çdo ndeshje me seriozitet dhe me përqendrim maksimal. Siparin e golave e hapi pikërisht Granit Xhaka në minutën e 12-të, më pas ish lojtari i PSG-së Etikite do të kthente baraspeshën e përkohshme përpara se të vazhdonte festivali golave te “aspirinat”. Në fillim do të ishte Shik që do të kthente avantazhin dhe pastaj do të realizonin edhe Palacios, Frimpong dhe Bonifejs.

Me këtë rezultat Bajer Leverkusen shkon në kuotën e 84 pikëve, ndërsa Frankfurt vazhdon të qëndrojë në vendin e gjashtë, pozicion që të kualifikon në Ligën e Europës sezonin e ardhshëm.

FRANKFURT-BAJER LEVERKUSEN 1-5

GOLI I XHAKËS 0-1 (VIDEO)

GOLI I ETIKITE 1-1 (VIDEO)

GOLI I SHIK 1-2 (VIDEO)

GOLI I PALACIOS 1-3 (VIDEO)

GOLI I FRIMPONG 1-4 (VIDEO)

GOLI I BONIFEJS 1-5 (VIDEO)

SONI SALIHI

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"