Ksavi do të qëndrojë në Barcelonë, ja cili është kushti që i kërkoi Laportas për të vazhduar me klubin katalanas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2024 | 20:40

Ksavi do të qëndrojë në Barcelonë, ja cili është kushti që i kërkoi Laportas për të vazhduar me klubin katalanas

Ksavi Hernandez po përmbush vitin e tij të dytë nën drejtimin e klubit të Barcelonës, por në mes të këtij sezoni kalendarik ai deklaroi se do të largohej nga klubi katalanas.

KSAVI LAPORTA

Shkaqet për këtë vendim të marrë nga trajneri spanjoll nuk janë bërë me dije, por diçka e ka shtyrë teknikun të hedhë poshtë fjalët që ka thënë dhe të vazhdojë të qëndrojë nën drejtimin e blaugranave. Shpesh është folur se ai nuk binte dakord me drejtuesit e klubit për merkaton, por sipas asaj që raportoi media spanjolle “Marca”, Ksavi ka pasur një problem komplet tjetër.

Ky sezon ka shkuar si mos më keq për kampionët në fuqi të Spanjës, duke mos arritur të fitonin asnjë trofe, dhe për këtë gjë Ksavi ua lë fajin stafit të mjekëve të ekipit. Barcelona ka pasur lëndime të shumta këtë sezon dhe tekniku i ka kërkuar presidentit Laporta që të punësoi një fizioterapist të zotë që të mund të kujdeset për lojtarët.

Emri I këtij fizioterapisti mësohet të jetë Raul Martinez. Ai do të këtë një detyrë të rëndësishme. Përveç se duhet të monitorojë gjatë gjithë kohës gjendjen fizike të të gjithë ekipit, duhet të tregojë kujdes të veçantë për xhevahirët që ka për momentin klubi katalanas, si Jamal.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"