Zbulohet e dashura e yllit të Vllaznisë, kush është moderatorja sportive që i ka “vjedhur zemrën” Ardit Krymit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2024 | 23:11

Zbulohet e dashura e yllit të Vllaznisë, kush është moderatorja sportive që i ka “vjedhur zemrën” Ardit Krymit

Mesfushori i Vllaznisë, Ardit Krymi, përveç suksesit në fushat e blerta duket se po rezulton tepër i suksesshëm edhe për sa i përket raportit me femrat, duke shënuar një nga “golat” më të rëndësishëm në jetën personale.  

krymiiii

“Panorama Sport” zbulon se 27-vjeçari shkodran së fundmi ka nisur një lidhje dashurie me moderatoren sportive Vjosana Nozllaku. Bukuroshja nga kryeqyteti duket se ka arritur t’i vjedhë “zemrën” futbollistit të Vllaznisë. 

2222

Vlen të theksohet fakti se gazetarja sportive është parë thuajse në çdo ndeshje të Vllaznisë në tribunën e “Loro Boriçit”, duke përkrahur partnerin në këtë aventurë me klubin kuqeblu. 

 vjosana

Arditi dhe Vjosana janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, teksa lidhja duket të jetë e konsoliduar. Tashmë duket se Vllaznia do të ketë një tifoze speciale, në luftën për fitimin e titullit kampion.  

krymi

VJOSANAAAA

vjosana255

vjosana2

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"