Çfarë po ndodh te Juventusi?! Pas Ueston MeKenit, një tjetër titullar refuzon rinovimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2024 | 21:35

Çfarë po ndodh te Juventusi?! Pas Ueston MeKenit, një tjetër titullar refuzon rinovimin

Te Juventusi ose janë të lodhur nga diçka, ose duan të jenë më të qartë e konkret me planin e ardhshëm që ka klubi.

weston-mckennie-and-wojciech-szczesny-of-juventus-fc-in-action-during-the-serie-a-202122-match-between-juventus-fc-and-hellas-verona-fc-at-allianz-st-2HM39BE

Sepse ndryshe nuk mund të shpjegohet fakti dhe arsyeja pse kanë ngecur situatat e rinovimeve me Dushan Vlahoviçin e Federiko Kiezën, apo akoma më keq edhe disa refuzime për të zgjatur marrëveshjet me titullarë të rëndësishëm.

Pasi 2 javë më parë Ueston MeKeni ishte thirrur në takim për të dëgjuar ofertën për rinovim kontrate, amerikani jo vetëm që ka refuzuar, por shembullin e tij e ka ndjekur edhe portieri Vojçeh Shezni. Vetëm që nëse në rastin e MeKenit atij iu ofrua një rinovim kontrate me rritje page, ndonëse prej 100-200 mijë eurosh, Sheznit iu ofrua shtyrja e skadencës nga 2025 në 2028-ën, por me një ulje drastike të pagës, nga 6.5 milionët aktualë në 4. Në këto kushte porta e Juves rrezikon që të mbetet shumë shpejt e… boshatisur…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"