Momente ankthi te klubi i La Ligës, dy lojtarë përfundojnë në spital pas përplasjes në stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2024 | 21:01

Momente ankthi te klubi i La Ligës, dy lojtarë përfundojnë në spital pas përplasjes në stërvitje

Momente ankthi te klubi i Gironës që militon në La Liga, teksa raportohet se dy futbollistët Juanpe dhe Jan Kouto u përplasën kokë më kokë gjatë seancës stërvitore duke u transportuar në spital.  

girona

Për këtë arsye seanca u pezullua teksa mbetet të zbulohen rezultatet e ekzaminimeve. Gjasat janë të mëdha që këta dy futbollistë të mungojnë në duelin e radhës ndaj Las Palmas që do të luhet pas 48 orësh.  

Gjithashtu bëhet me dije se mbrojtësi Juanpe gjatë përplasjes me shokun e skuadrës Kouto ka thyer hundën dhe do t’i nënshtrohet operacionit.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"