Koincidenca me trajnerin Canaj/ Dy herë i larguar si kryesues nga Dinamo dhe Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2024 | 22:15

Koincidenca me trajnerin Canaj/ Dy herë i larguar si kryesues nga Dinamo dhe Vllaznia

Agim Canaj ka një rastësi të çuditshme si trajner i Dinamos dhe Vllaznisë. Ai është larguar dy herë nga stoli i këtyre skuadrave, edhe pse ka qenë kryesues. Sezonin 2007-2008 ai drejtonte blutë në pjesën më të madhe të tij, 23 javë.

agim canaj llaznia

Në fund Dinamo fitonte titullin kampion me Ilir Dajën trajner. Një sezon më pas trajneri vlonjate ishte në krye të Vllaznisë dhe u largua prej saj, kur skuadra shkodrane kryesonte kampionatin me pikë të barabarta me Tiranën, që në fund fitoi edhe titullin kampion. “Kjo është puna e trajnerëve. Vendosin presidentët, trajnerët ulin kokën dhe shohin punën e tyre”, ka thënë Canaj për këtë çështje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"