“Tmerr! Ai po vendos mina, nuk e di ç’mund të presim nga Edi Rama”/ Shkatërrimi i “Prestige Resort”, qytetarët të indinjuar: Do të tërhiqet zvarrë më keq se Enver Hoxha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2022 | 14:31

“Tmerr! Ai po vendos mina, nuk e di ç’mund të presim nga Edi Rama”/ Shkatërrimi i “Prestige Resort”, qytetarët të indinjuar: Do të tërhiqet zvarrë më keq se Enver Hoxha

Me 70 kg eksploziv u shemb ditën e djeshme “Prestige Resort”. Ngjarja ka marrë vëmendjen dhe reagime të shumta, pas sulmit të paligjshëm. Qytetarët janë shprehur të indinjuar ndaj kryeministrit Edi Rama, pas shembjes së Resortit, duke e quajtur atë hakmarrës.

Në emisionin ‘Koha për t’u zgjuar’ një lumë kritikash kanë dhënë qytetarët kundër kryeministrit.

Disa nga reagimet e qytetarëve në emisioni ‘Koha për t’u zgjuar’:

“Kryeministri, një burrë i pabesë një njeri që ha pas shpinë shokët. Prishi “Prestige Resort”. Atje ka ngrënë e ka pirë, e ka pas shok e mik, atje priti afganët. Turp, hakmarrës, tinzak. Ka lerë kryeministër ai, dhe do të vdesë kryeministër, çfarë mendon? Ai do të tërhiqet zvarrë më keq se Enver Hoxha”, tha një qytetar.

“Ai po vendos tritol me lejen që e ka vënë vetë. Psikopat or miku im. Ky është tmerr. Ai po vendos mina . Do t’i paguajmë unë dhe ti ato”, u shpreh i indinjuar qytetari.

“Sa të vijnë ata të BE dhe të shohin vlerat e popullit shqiptar që i shkel me këmbë një kriminel si Edi Rama”, ka thënë një tjetër.

“Këtu kriminelë janë gjykata e prokuroria. Fute brenda siç e futi Kroacia”…

“Jam shumë e indinjuar. Të shkatërrojë një pronë me lejen që e ka dhënë vetë. Nuk e di çfarë mund të presim nga Edi Rama, çfarë vizoni mund të presim nga ai. Në sytë e botës është një imazh tepër i rëndë”, tha një qytetare.

“Po si nuk pati içik sedër ai Edi Rama. Si të mos jetë pak atdhetar? Si të hajë e pijë ke resorti që e kishte zili gjithë bota.!? Ne mburreshim me atë Resort. Lot kam derdhur”, ka thënë një tjetër qytetar.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

Tjetër sulm i Qeverisë ndaj “Prestige Resort”, nxirren me forcë pushuesit dhe punonjësit. Policia pa paralajmërim që në orët e para të mëngjesit (VIDEO)

Sulmi i qeverisë ndaj “Prestige Resort” në nisje të muajit të festave/ Nga Armando Broja deri te VIP-at e ndryshëm, ja cilët preferuan perlën e turizmit shqiptar

Sulmi ndaj “Prestige Resort”/ Drejtori i Mediave “Panorama”: Hakmarrje, nuk ka asnjë shkresë zyrtare! Në Tiranë bëhet spektakël me kullat pa leje

Sulmi i paligjshëm i Qeverisë në “Prestige Resort”/ Forca të shumta policie në ditën e dytë të aksionit të pa paralajmëruar, mbërrijnë edhe… (VIDEO)

Vjet strehoi refugjatët afganë, sot i çoi pa asnjë njoftim policinë/ Metamorfoza e Edi Ramës me urdhrat e paligjshëm ndaj “Prestige Resort”

Botuesi i gazetës “Illyria”, Vehbi Bajrami publikon takimin me Presidentin e “Hysenbelliu Group” Irfan Hysenbelliun: Histori suksesi që frymëzon

Hyn në ditën e katërt sulmi ndaj “Prestige Resort”/ IKMT dhe forcat xheniere nuk njohin orar zyrtar apo ditë pushimi, aksioni i paligjshëm nuk ndalet as natën

IKMT e vendosur të çojë deri në fund marrëzinë, nuk pret Gjykatën për “Prestige Resort”: Ngarkon godinën me 70 kilogram eksploziv

IKMT hedh në erë “Prestige Resort”. 70 kg eksploziv për të shembur miliona euro investim, një ditë para se të jepte vendim Gjykata Administrative

IKMT hodhi në erë “Prestige Resort”, flet Presidenti i “Hysenbelliu Group”: Sulm mediatik dhe personal i Ramës, por nuk më demoralizon

IKMT hodhi në erë “Prestige Resort”, Irfan Hysenbelliu: Hakmarrje personale e Ramës dhe Ballukut për mediat, nuk demoralizohem!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"