E pazakontë në Ligën e Kampioneve, lojtari i Bajernit që kërkon Reali desh të futej në fushë me bluzën e gabuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2024 | 19:42

E pazakontë në Ligën e Kampioneve, lojtari i Bajernit që kërkon Reali desh të futej në fushë me bluzën e gabuar

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë ndeshjes mes Bajern Mynih dhe Real Madrid, që u luajt në Gjermani të martën në darkë. Protagonist u bë Alfonso Dejvis, futbollisti i bavarezëve i cili mendohet se mund të transferohet në verë pikërisht te madrilenët.

ea762c06899f84b1f07a02e7cb6f0633,8af0e91a

Tuhel e kishte lënë atë në stol, por i kërkoi që të hynte në fushë në minutat e fundit të vend të Sane, një nga më të mirët në fushë për Bajenrn në këtë sfidë. Dejvis shkoi me vrap dhe mori një fanellë duke e veshur, pa parë se në fakt ajo ishte me numrin 45 dhe i përkiste Aleksandar Pavloviç.

Zëvendëstrajneri i Bajernit, i cili po e shoqëronte, nuk pa asgjë, ndërsa ishte fizioterapisti Stefan Uaikert ai i cili i sinjalizoi se kishin gabuar fanellën. Ai ktheu futbollistin kanadez në pankinë ku Dejvis hoqi fanellën që mbante dhe veshi të tijën, ndërsa Tuhel po ndiqte skenë duke buzëqeshur.

Më pas Djevis hyri në fushë duke u aktivizuar në 3 minuat e fundit të kohës së rregullt dhe ato shtesë deri në vërshëllimën përfundimtare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"