Gjimshiti kërkon trofeun e parë me Atalantën, Skamaka: Sa keq që nuk do të jem

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2024 | 15:36

Gjimshiti kërkon trofeun e parë me Atalantën, Skamaka: Sa keq që nuk do të jem

 Ndërsa Juventusi do i duhet të bëjë në këtë finale të Kupës së Italisë pa ndihmën e mesfushorit Manuel Lokateli, ndërsa ka rikuperuar Danilon në mbrojtje dhe Jildizin për mesfushën, për Atalantën do të mungojë bomberi Xhanluka Skamaka, pas kartonit në gjysmëfinale përballë Fiorentinës:

gjimshiti

“Për mua është një mëkat i madh që do të mungoj në një ndeshje kaq të rëndësishme për sezonin tonë, por do të jem ultrasi i parë i skuadrës nga tribuna. Më vjen keq pasi isha në një moment shumë të mirë dhe mund të kisha ndihmuar Atalantën ndaj Juventusit, ndonëse jam i bindur se shokët e mi do të bëjnë gjithashtu një ndeshje të madhe dhe do ta fitojnë edhe për mua”.

Ndërkohë, për sfidën e sotme ndaj Juves pritet që Berat Gjimshiti të mbajë shiritin e kapitenit, me mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë që do të përjetojë finalen e pestë në karrierën e tij me bergamaskët, por ndërkohë 31-vjeçari nuk ka fituar ende asnjë. Për këtë arsye, sot Gjimshiti do të jetë më i karikuar se kurrë për të ngritur trofeun e parë me Atalantën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"