Hyn në ditën e katërt sulmi ndaj “Prestige Resort”/ IKMT dhe forcat xheniere nuk njohin orar zyrtar apo ditë pushimi, aksioni i paligjshëm nuk ndalet as natën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2022 | 14:34

Hyn në ditën e katërt sulmi ndaj “Prestige Resort”/ IKMT dhe forcat xheniere nuk njohin orar zyrtar apo ditë pushimi, aksioni i paligjshëm nuk ndalet as natën

Qeveria vijon aksionin e paligjshëm për të finalizuar aktin e fundit të dramës në “Prestige Resort”, ku prej 4 ditësh po punohet për shembjen e tij. Punonjësit e IKMT-së dhe forcat e repartit ushtarak të xhenios po përgatisin lëndën eksplozive për të hedhur në erë objektin, ndërsa fadroma ka punuar për të shembur dhe dëmtuar kolonat.

prestige resort (3)

Po kështu puna ka vijuar dhe gjatë natës, pa marrë parasysh asgjë, megjithëse e shtuna dhe diela janë pushim zyrtar, ndërsa janë hapur vrimat për vendosjen e eksplozivit që pritet të rrafshojë Prestige Resort.

Gazetari Osman Stafa raportoi nga resorti se puna ka vijuar, pasi punonjësit janë urdhëruar që të vazhdojnë pa ndërprerje, për të ‘finalizuar’ shkatërrimin e këtij resorti.

 

Me gjithë paralajmërimet nga vetë punonjësit se përdorimi i eksplozivit mund të shkaktojë dëme dhe në zonën dhe objektet përreth, drejtoresha e IKMT-së Dallëndyshe Bici ka kërkuar që sa më shpejt të kryhet puna, duke mos pritur as vendimin e gjykatës për një vendim ligjor. Një aksion i nisur paligjshmërisht që pritet të përfundojë po paligjshmërisht për të shkatërruar një resort me leje nga vetë kryeministri Edi Rama dhe institucionet e këtij vendi me një ndikim vetëm pozitiv në turizmin dhe ekonominë e vendit.

Përveç kësaj, nxitimi për të kryer një akt të paligjshëm ka bërë që të mos ketë asnjë masë sigurie as për vetë punonjësit që po përgatisin lëndën eksplozive që vendosen në rrezik për jetën, duke punuar në ambient të jashtëm, me praninë e dhjetërave njerëzve dhe nën ndikimin e faktorëve natyrorë e fizikë.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

Tjetër sulm i Qeverisë ndaj “Prestige Resort”, nxirren me forcë pushuesit dhe punonjësit. Policia pa paralajmërim që në orët e para të mëngjesit (VIDEO)

Sulmi i qeverisë ndaj “Prestige Resort” në nisje të muajit të festave/ Nga Armando Broja deri te VIP-at e ndryshëm, ja cilët preferuan perlën e turizmit shqiptar

Sulmi ndaj “Prestige Resort”/ Drejtori i Mediave “Panorama”: Hakmarrje, nuk ka asnjë shkresë zyrtare! Në Tiranë bëhet spektakël me kullat pa leje

Sulmi i paligjshëm i Qeverisë në “Prestige Resort”/ Forca të shumta policie në ditën e dytë të aksionit të pa paralajmëruar, mbërrijnë edhe… (VIDEO)

Vjet strehoi refugjatët afganë, sot i çoi pa asnjë njoftim policinë/ Metamorfoza e Edi Ramës me urdhrat e paligjshëm ndaj “Prestige Resort”

Botuesi i gazetës “Illyria”, Vehbi Bajrami publikon takimin me Presidentin e “Hysenbelliu Group” Irfan Hysenbelliun: Histori suksesi që frymëzon

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"