IKMT hodhi në erë “Prestige Resort”, flet Presidenti i “Hysenbelliu Group”: Sulm mediatik dhe personal i Ramës, por nuk më demoralizon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2022 | 18:57

IKMT hodhi në erë “Prestige Resort”, flet Presidenti i “Hysenbelliu Group”: Sulm mediatik dhe personal i Ramës, por nuk më demoralizon

IKMT ka hedhur në erë me 70 kg tritol “Prestige Resort”, një ditë para se Gjykata Administrative të jepte vendimin.

irfan-hysenbelli-per-shembjen

Në një lidhje direkt me News24, ka folur për herë të parë Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu, u shpreh se kjo është një hakmarrje jo vetëm mediatike por edhe personale ndaj tij e kryeministrit Edi Rama.

 

“Unë jam i qartë për gjithçka ka ndodhur sepse e njoh shumë mirë trurin e Ramës. E njoh prej kohësh. Kemi qëndruar së bashku shpesh dhe unë u prononcova tani sepse nuk doja të ndërhyrja më parë në këtë proces që kishte zgjedhur. Eshte një akt ekstrem, hakmarrje televizive dhe personale. Ky veprim që bëri sot që mua nuk do të thotë se më demoralizon, përkundrazi, kam provuar edhe 97’. Atëherë i humba të gjitha dhe u ringrita. Me këtë që ka bërë sot kryeministri, tregon si do ta zhvillojë këtë vend.

Unë do vazhdoj këtu, fëmijët e mi erdhën këtu dhe kanë marrë një vendim që ata duan të investojnë. Unë u them të ikin nga ky vend dhe të investojnë në vende të tjera. Me një njeri të tillë nuk mund të shkojë vendi para”, u shpreh ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"