Kthehen tre lojtarë, por Laçi humb kapitenin ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2024 | 13:43

Kthehen tre lojtarë, por Laçi humb kapitenin ndaj Tiranës

Në barazimin me Dinamon të shtunën që shkoi Laçi nuk kishte 4 lojtarë në dispozicion, për shkak dëmtimesh dhe kartonësh.

laci

Tre prej tyre, Kurti, Kryeziu dhe Melo kthehen kundër Tiranës, pasi e kanë shlyer skualifikimin, ndërsa Paulo Zhunior e ka mbyllur sezonin për shkak të dëmtimit. Janë rikthime të rëndësishme për trajnerin Cungu, por në anën tjetër ai ka humbur kapitenin Ajdi Dajko.

Mbrojtësi, me kartonin e verdhë të marrë ndaj Dinamos, ka plotësuar numrin 4 dhe është i detyruar të pushojë këtë fundjavë. Kurbinasit janë ende në lojë për të shmangur edhe “Play-out”-in, kështu që ndaj Tiranës do të bëjnë gjithçka për të marrë 3 pikët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"