Bajern lë gjithçka të hapur, Tomas Tuhel: Jam i zhgënjyer, duhej të kishte përfunduar 3-1

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2024 | 11:29

Bajern lë gjithçka të hapur, Tomas Tuhel: Jam i zhgënjyer, duhej të kishte përfunduar 3-1

Trajneri i Bajernit të Mynihut, Thomas Tuhel, ishte i zhgënjyer që skuadra e tij nuk mori fitoren kundër Real Madridit. “Ne e filluam shumë mirë dhe mund të shënonim. Më pas nuk i qëndruam planit tonë. Nuk e di pse, por morëm një goli dhe u bë e vështirë. Në pjesën e dytë ishim më mirë dhe treguam më shumë guxim.

tuhel

E përmbysëm 2-1 dhe pastaj kishim ende shumë raste dhe duhej të kishim shënuar një gol të tretë. Reali krijoji dy raste dhe shënoi dy gola. Megjithatë, sa i përket kualifikimit gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit. Na mbetet të fitojmë në Madrid dhe të shkojmë në finale. Për mua shanset janë ende 50-50.

Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Tuhel pas barazimit të djeshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"