Bëri xhiron e rrjetit, zbulohet se kush ishte bukuroshja shqiptare që u shfaq në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2024 | 23:18

Bëri xhiron e rrjetit, zbulohet se kush ishte bukuroshja shqiptare që u shfaq në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve

Mbrëmjen e kaluar u luajt gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kampioneve, ajo midis Bajern Mynih dhe Real Madrid, e mbyllur me rezultatin përfundimtar 2-2.

bandicam 2024-04-30 21-42-11-954

Gjatë zhvillimit të takimit, kamera për një çast kapi një tifoze, të veshur me flamurin kuq e zi në shkallët e stadiumit “Allianz Arena”. U deshën vetëm pak minuta që pamjet e shpërndara nga “Panorama Sport” të bënin xhiiron e rrjetit në Shqipëri.

bandicam 2024-05-01 12-23-54-601

Tani është zbuluar edhe se kush ishte identiteti i kësaj bukurosheje që mori vëmendjen e të gjithë shqiptarëve. Emri i saj është Azra, një vajzë e lindur në Maqedoni me origjinë shqiptare, që kishte vazhduar studimet në Gjermani. Ajo shfaqet në krah të të fejuarit të saj në mbështetje të Real Madrid.

SONI SALIHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"