Detyrimet e prapambetura/ Tirana heq edhe dy bllokime në FIFA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2024 | 21:40

Detyrimet e prapambetura/ Tirana heq edhe dy bllokime në FIFA

Tirana vazhdon të bëjë përpara me shlyerjen e borxheve. Të hënën ajo ka arritur të paguajë dy futbollistë të tjerë. Bëhet fjalë për lojtarë të huaj, të cilët kishin bllokuar merkaton e Tiranës. Skuadra bardheblu në këtë moment që flasim ka vetëm një bllokimnë merkato që mund ta shlyente deri dje për të marrë licencën. Tirana është në luftë me kohën që të mbyllë marrëveshjet me ata, prandaj të cilëve ka detyrime të papaguara.

TIRANA

Bardheblutë tani që flasim kanë paguar rreth 400 milionë lekë detyrime tatimore. Drejtuesit e klubit kanë paguar detyrimet ndaj Zhozelin Behiratçes, Edon Hasanit, Asion Dajës dhe Besir Isenit. Të gjithë këta lojtarë kishin bllokuar bardheblutë ose në FIFA ose kishin fituar gjyqet në DHKZK të FSHF-së. Tirana ka paguar rreth 51 mijë euro detyrime ndaj ish-lojtarëve të saj. Për momentin, skuadra ka vetëm dy probleme. I pari meshumë mundësi Tim Vairinen dhe shuma 126 mijë euro dhe Orges Shehi. Finlandezi ka bllokuar merkaton dhe nuk e liron pa marrë paratë.

Janë edhe 30 milionë lekët të Orges Shehit. Me këta të dyTirana nuk ka bërë marrëveshje, por do të bëjëtë pamundurën që të mbyllë marrëveshjen. Mësohet se Tirana, por edhe të gjitha ekipet e tjerajanë në luftë me kohën për të pastruar çdo detyrimtë kaluar që të marrin licencën për në Europë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"