Hallaçi me grup të plotë, Martinit i kthehen tre lojtarë. Ja si pritet të rreshtohen ekipet në ndeshjen Kukësi-Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2023 | 11:42

Hallaçi me grup të plotë, Martinit i kthehen tre lojtarë. Ja si pritet të rreshtohen ekipet në ndeshjen Kukësi-Teuta

Kukësi luan sot në orën 13:00 ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Kupës ndaj Teutës. teutaEkipi do të jetë i plotë dhe pritet që Hallaçi të aktivizojë lojtarët më të mirë që ka në dispozicion Nuk ka shumë dilema sa i përket titullarëve, kjo për faktin se verilindorët e kanë krijuar tanimë fizionominë e tyre dhe loja e mirë po shpërblehet edhe me rezultate. Ndaj, gjasat janë që edhe në Kupë të mos ketë rotacion, për vetë faktin se Kukësi ende shpreson te kualifikimi.

Nga ana tjetër edhe trajneri Edi Martini ka të gjithë futbollistët në dispozicion. Durrsakët do të kërkojnë me çdo kusht kualifikimin, ndërsa fitorja 2-0 në ndeshjen e parë i jep një avantazh të madh Teutës. Trajneri Edi Martini do të ketë të gjithë lojtarët në dispozicion për këtë ndeshje, pasi kthehen nga pezullimet Kotobelli dhe Gjinollari, ndërsa Jazxhi ka lënë pas dëmtimin. Të tre këta lojtarë munguan kundër Kastriotit.

gm,gng

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"