Halili merr përgjegjësitë për merkaton, Milinkovic pret reagimin e skuadrës ndaj Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2017 | 17:03

Halili merr përgjegjësitë për merkaton, Milinkovic pret reagimin e skuadrës ndaj Teutës

Trajneri i Kukësit, Mladen Milinkoviç dhe menaxheri Halili kanë dalë sot në një konferencë për mediat në prag të ndeshjes me Teutën. I pari foli trajneri serb i Kukësit për ndeshjen e nesërme për objektivat dhe për merkaton.

kukesi

Ndeshja ndaj Teutës? Do të jetë një ndeshje e vështire. Nuk e prisnim që pas 14 javësh të ishim në pozitë të tillë, por na duhet të shohim përpara për dy ndeshjet e rradhës. Këto dy ndeshje duhet ti fitojmë por nuk ka asnjë ultimatum nga presidenti siç thuhet në shtyp. Duhet të krijohet besimi të fitorja edhe nga ana e lojtarëve. Në qoftë se vini të na shikoni në stërvitje, ekipi është krejt ndryshe nga ajo që shfaqet në fushën  e lojës.

Për merkaton e janarit? Merkatoja mund të presë. Unë besoj se lojtarët që kemi kanë kualitete pavarësisht formës. Ata janë serioz, të pjekur dhe e dinë gjendjen ku ndodhet ekipi dhe për këtë gjendje faji është i të gjithëve. E theksoj që ndeshja me Teutën duhet fituar, edhe pse nuk është vendimtare për titull sepse ka akoma shumë ndeshje.

milinkovic

Ndërsa menaxheri i klubit ka folur për merkaton e verës, për marrëdhëniet me trajnerin Milinkoviç dhe për planet e merkatos së ardhshme.

Për merkaton e verës? Presidenti ka të drejtë që unë u mundova të bëj më të mirën në merkaton e verës. Kam dështuar në 2-3 afrime por për këtë jam edhe konsultuar me trajnerin, por megjithatë  përgjegjësi kryesor jam unë.

Raporti me trajnerin e Kukësit? Unë e kam propozuar trajnerin tek presidenti Gjici sepse besoja dhe besoj tek ai, dhe kur nuk ka rezultate ndihem keq edhe unë. Presidenti po shpenzon  shumë për të ruajtur titullin kampion, dhe  beson se deri në fund të majit do të arrijmë objektivat tona. Nuk trembem nga sfidat, kupat do udhëtojnë drejt Kukësit

Për merkaton e ardhshme? Do të jetë njësoj, unë do t’i servir lojtarët,  dhe tranieri do të zgjedhë. Nuk do bëjmë merkato të madhe. Do kërkojmë vetëm 2- 3 lojtar, për të cilët do të vendos trajneri. Besojmë te  kualitete që kemi dhe deri tani nuk më  ka zhgënjyer asnjëri prej tyre. Kisha pritshmëri më të mëdha tek Aliev, por siç duket nuk është ambientuar me ekipin dhe gjuha është një tjetër problem.

halili

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"