Hakimi është lojtari më i ri i Interit, zbulohet detaji i parë në kontratë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2020 | 18:37

Hakimi është lojtari më i ri i Interit, zbulohet detaji i parë në kontratë

Tani është zyrtare që Hakimi është një lojtar i Interit. Kanë dalë edhe detajet e para të marrëveshjes së tij me zikaltërit.

hakimi

Mbrojtësi do nënshkruajë deri në vitin 2025 me Interin. Hakimi pasi kreu vizitat mjekësorë në “Humanitas” do i drejtohet kompleksit sportiv në “Coni” për të hedhur firmën në kontratë.

Hakimi ka qenë në huazim tek Dortmundi ku spikati duke tërhequr vëmendjen e shumë ekipeve të mëdha. Marokeni është në pronësi të Real Madridit nga ku edhe e bleu Interi për 40 milionë euro plus bonuse.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"