Guri kalon me sukses testet mjekësore te Ostende, nesër prezantohet para mediave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2018 | 22:50

Guri kalon me sukses testet mjekësore te Ostende, nesër prezantohet para mediave

Sulmuesi shkodran Sindrit Guri, që u transferua nga skuadra e Kukësit te belgët e Ostendes, ka mbërritur sot te skuadra e re ku kreu me sukses edhe testet mjekësore.

Ostende

Sipas asaj që raporton faqja zyrtare e Ostendes, sulmuesi shkodran ditën e sotme u shoqërua nga menaxheri i tij Shkumbin Qorrmemeti ndërsa nesër do të prezantohet dhe do të japë intervistën e tij të parë për mediat si futbollist i Ostendes. Në Belgjikë janë tepër optimist për cilësitë e Gurit dhe e shikojnë 24-vjeçarin si një futbollist tepër premtues për të ardhmen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"