Guardiola nuk ndalet në merkato, tashmë kërkon mesfushorin e rivalëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2020 | 17:14

Guardiola nuk ndalet në merkato, tashmë kërkon mesfushorin e rivalëve

Guardiola nuk di të ndalet në merkato. Çdo dëshirë e trajnerit spanjoll realizohet nga Mançester Siti pasi financat nuk mungojnë.

herri uinks

Klubi anglez ka bërë dy trasnferime të rëndësishme deri tani, atë të Ferran Torres nga Valencia dhe Natan Ake nga Bornmuthi. Por Guardiola nuk është i kënaqur me këto blerje dhë dëshiron të përforcojë akoma ekipin e tij.

Spanjolli tashmë i’a ka vënë syrin mesfushorit të Totenhemit, Herri Uinks. Mançester Siti thuhet se është gati të bëjë një tentativë të parë prej 45 milionë eurosh për të bindur Totenhemin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"