Guardiola flet për afrimin e ri të rivalëve: Nuk jam përpjekur të nënshkruaj me të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2020 | 16:38

Guardiola flet për afrimin e ri të rivalëve: Nuk jam përpjekur të nënshkruaj me të

Tiago Alkantara është shumë pranë Liverpulit, teksa njoftoi edhe largimin nga Bajern Mynihu. Transferimi pritet të ndodhë shumë shpejt teksa thuhet se marrëveshja mes lojtarit dhe klubit anglez është arritur.

tiago

Në lidhje me këtë transferim ka folur Pep Guardiola. “Nuk jam përpjekur të nënshkruaj me të, pasi Mançester Siti ka shumë lojtarë në atë pozicion. Jam i lumtur që Tiago do vijë në Angli sepse do shijojmë një lojtar shumë të mirë”, ka thënë Guardiola, rivali kryesor i Liverpulit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"