Grumbullohet pas katër muajsh, sulmuesi do të luajë ndeshjen e fundit në Serinë A si zikaltër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2022 | 14:41

Grumbullohet pas katër muajsh, sulmuesi do të luajë ndeshjen e fundit në Serinë A si zikaltër

Pas katër muajsh, Josip Iliçiç është rikthyer në listën e të grumbulluarve të skuadrës së Atalantës.

ilicic

Gasperini në fakt e ka futur sllovenin në listën e 22 lojtarëve për ndeshjen e sotme mbrëma ndaj Empolit në Bergamo për javën e fundit të të Serisë A.

Sfida e tij e fundit daton më 9 janar ndaj Udinezes në transfertë, ku u aktivizua si zëvendësues për 12 minuta në fitoren e bergamaskëve me rezultatin 2-6.

Më vonë, pavarësisht se stërvitej rregullisht në qendrën stërvitore, sulmuesi ka humbur 17 ndeshje të kampionatit, 2 të Kupës së Italisë dhe 6 të Europa Ligës.

Kundër Empolit, Iliçiç do t’i thotë lamtumirë Atalantës pas 5 vitesh, pavarësisht kontratës që i skadon më 30 qershor 2023.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"