Greqia rrëmben talentin shqiptar, të grumbulluar edhe nga Bogdani. E ka zbuluar Panathinaikosi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2017 | 16:28

Greqia rrëmben talentin shqiptar, të grumbulluar edhe nga Bogdani. E ka zbuluar Panathinaikosi

Shqipëria është duke afruar gjithnjë e më shumë elemente cilësore nga shtete të ndryshme. Kjo, për vetë faktin që shumë shqiptarë janë me banim në vende të tjera europiane. Mirëpo, nuk ka vetëm prurje në ekipet kombëtare të futbollistëve cilësorë dhe të spikatur që mund të jenë premtues për Kombëtaren A në të ardhmen.

Së fundmi, Greqia ka rrëmbyer një talent shqiptar. Kristo Shehu ka vendosur që të braktisë kombëtaren kuqezi për të kaluar në skuadrat zinxhirë të përfaqësueses greke.

talenti panathinaikos

Mesfushori

Futbollisti 20-vjeçar ka vendosur që të braktisë skuadrat zinxhire të Kombëtareve shqiptare, për të zgjedhur të bëhet pjesë e Greqisë U-20. Kristo Shehu, mesfushor me tipare të avancuara që për shkak edhe të gjatësisë në këtë moshë, mund të bëjë fare mirë edhe rolin e një sulmuesi, ka qenë më parë pjesë e skuadrës së 19-vjeçarëve kuqezinj nën drejtimin e Erjon Bogdanit, apo edhe të skuadrës së 17-vjeçarëve të drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç.

Së fundmi, ai ka arritur të lërë gjurmë me skuadrën e Panathinaikosit, ku në një nga takimet e grupmoshës së tij ka shënuar tripletë në fitoren kundër Panioniosit. Shqiptari është i lindur në Greqi dhe zotëron pasaportën helene, ndaj kjo ia lehtëson edhe procedurat për t’u bërë pjesë e Kombëtares U-20 të Greqisë, pas vendimit që ka marrë për të braktisur Shqipërinë.

Skeda

Kristo Shehu

Datëlindja:     1 mars 2000

Vendlindja:     Eretria

Mosha:     17 vjeç

Gjatësia:  1.87 m

Roli: Mesfushor

Skuadra aktuale:    Panathinaikos U-20

Kontrata deri më:     30.06.2017

Kombëtaret

Shqipëria U-17

Shqipëria U-19

Greqia U-20

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"