Grekët e Panionios këmbngulin për lojtarin e Laçit, kurbinasit refuzojnë ofertën e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2018 | 14:20

Grekët e Panionios këmbngulin për lojtarin e Laçit, kurbinasit refuzojnë ofertën e parë

Pas paraqitjes së mirë me skuadrën e Laçit në sezonin futbollistik që sapo u mbyll, mesfushori beratas, Myrto Uzuni, ka pasur disa oferta nga klube të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Megjithatë, grekët e Panioniosit kanë bërë një ofertë konkrete pak kohë më parë me klubin kurbinas për 23- vjeçarin që luan si mesfushor, por edhe si sulmues i deklaruar. Oferta e parë nuk parashikonte shifër financiare, pasi kjo do të përfitohej, pasi futbollisti do të shitej.

Uzuni

Pra, Uzuni do të luante në Greqi dhe Panioniosi merrte përsipër shitjen e kartonit të tij, nga i cili do të kishte përqindjen e tij edhe klubi shqiptar. Një marrëveshje e tillë është refuzuar nga drejtuesit në atë kohë dhe ditët e fundit grekët kanë mbërritur sërish në dyert e klubit bardhezi. Ata kanë këmbëngulur për të marrë shërbimet e lojtarit, por edhe këtë herë kurbinasit kanë refuzuar. Mësohet se drejtuesit nuk do të lëshojnë kartonin e lojtarit pa një pagesë minimalisht 200 mijë euro.

uzuni

Por, edhe kjo mund të ndodhë pas ndeshjeve të Kupave të Europës. Uzuni është një element mjaft i rëndësishëm dhe trajneri Prenga ka kërkuar që ta mbajë në skuadër me çdo kusht. Gjithsesi jemi në kohë merkatoje dhe gjithçka mund të ndodhë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"