Gramshi udhëheq Kategorinë e Dytë, Metani: Jam specialist i kësaj lige, s’e diskutojmë ngjitjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2021 | 16:03

Gramshi udhëheq Kategorinë e Dytë, Metani: Jam specialist i kësaj lige, s’e diskutojmë ngjitjen

 Gramshi mundi Elbasanin në derbi dhe mori kreun. Falë golavarazhit, skuadra e Luan Metanit është e para në Grupin A.

luan metani

Trajneri krenohet me startin e kampionatit dhe paralajmëron se nuk kanë për ta lënë më pozicionin që morën me meritë. “E dominuam në çdo drejtim kundërshtarin. Unë e njoh shumë mirë Kategorinë e Dytë dhe jam specialist i kësaj lige, kështu që nuk do ta diskutojmë ngjitjen.

Jemi në krye të Grupit të Veriut dhe nuk do ta lëshojmë deri në fund të kampionatit. I kemi marrë të gjitha masat për ta përballuar me sukses këtë garë, e cila do të jetë shumë e fortë. Kam ndërtuar një superskuadër dhe nuk i trembem askujt”, tha tekniku për gazetën.

MARIGLEN MIRAKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"