“Golin mund ta evitonim, e nisëm keq”, flet Kamarata: Kemi mundësi për të bërë më mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2021 | 16:17

“Golin mund ta evitonim, e nisëm keq”, flet Kamarata: Kemi mundësi për të bërë më mirë

Trajneri i Apolonisë, Fabricio Kamarata, është shprehur se skuadra e tij nuk e nisi shumë mirë ndaj Tiranës, por më pas bënë një ndeshje të mirë. Për “Gol pas Goli”, Kamarata u shpreh:Kamarata2

“E nisëm ndeshjen keq. Në 20 minutat e para Tirana na vendosi në shumë vështirësi. Na vjen keq sepse e kishim përgatitur mirë këtë ndeshje. E pësuam falë një goli që mund ta shmangnim. Megjithatë kemi ende ndeshje para dhe mund të bëjmë më mirë.

Era nuk është një alibi, pasi është për ne dhe për kundërshtarët. Por duhet të bëjmë më mirë, skuadra duhet të bëjë mirë që nga fillimi pasi mundësitë i kemi.”, u shpreh Kamarata.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"