Goli në pozicion jashtë loje? Ronaldo pyeti arbitrin në pushim të ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 3, 2017 | 11:20

Goli në pozicion jashtë loje? Ronaldo pyeti arbitrin në pushim të ndeshjes

Goli i parë i Kristiano Ronaldos në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve ndaj Atletikos së Madridit krijoi një debat nëse ishte në pozicion jashtë loje apo jo. Portugezi është në pozicion të parregullt gjatë ndërtimit të aksionit të golit kur Ramos kroson drejt zonës për tek ai, por nuk krijon dot kontakt me topin për shkak të ndërhyrjes së Savic.

ronaldo-1

Topi i larguar nga Saviç më pas përfundoi në këmbët e Kasemiros, i cili krosoi sërish për Ronaldon dhe këtë radhë sulmuesi i gjendur në pozicion të rregullt goditi me kokë duke kaluar Realin në avantazh.

Gjatë pushimit të ndeshjes, Ronaldo u kap nga kamerat e televizionit spanjoll “Mega” teksa pyeste në tunel gjyqtarin Atkinson nëse pozicioni jashtë loje ishte apo jo.

ronaldo-4

“Atkinson, isha në pozicion jashtë loje? E pe?” – e pyeti Ronaldo.

“Në fillim ishe”, iu përgjigj gjyqtari.

ronaldo-3

“Po, por nuk ndërhyra në aksion”, vazhdoi portugezi.

Përgjigja e Atkinsonit më pas nuk mund të dëgjohej, por një nga asistentët e tij tha: “Jo, nuk ndërhyre.”

Pas golit të parë, Ronaldo shënoi dhe dy herë të tjera duke i siguruar Realit një fitore të madhe 3-0 në ndeshjen e parë. Kualifikimi në finale duket diçka e sigurt tashmë edhe pse Atletiko nuk e ka thënë ende fjalën e fundit dhe do të tentojë gjithçka në ndeshjen e kthimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"