Goli i parë si profesionist, sulmuesi i Skënderbeut rrëfen emocionet: Mezi e prisja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2020 | 17:20

Goli i parë si profesionist, sulmuesi i Skënderbeut rrëfen emocionet: Mezi e prisja

Goli i parë në karrierën e tij si futbollist profesionist erdhi me fanellën e Skënderbeut dhe normalisht që ky është një sadisfaksion i madh për ganezin. Alfred Mensah ka ardhur në Korçë si mesfushor, por trajneri Ilir Daja e spostuar shtatlartin në rolin e një qendërsulmuesi tipik, duke besuar se e bënë më së miri këtë pozicion.

Alfred-Mensah-Hercules

Lojtari që ka edhe nënshtetësi holandeze, është kthyer në një pikë të rëndësishme pas dëmtimit të Blerim Krasniqit dhe normalisht një situatë të tillë kërkon ta shfrytëzojë në maksimum.

“Normalisht që jam i lumtur pasi kam shënuar golin e parë në një ligë profesioniste me Skënderbeun. Mbi të gjitha duhet t’i gëzohemi fitores, pasi na ngjit më shumë në klasifikim dhe na mban pranë vendeve të sipërme. Një fitore që vijon ecurinë e mirë të ndeshjeve për ne dhe kjo është më e rëndësishmja.

Për sa i përket golit, normalisht që e kam pritur me padurim dhe sot (dje) u çlirova. Është goli i parë zyrtar në një ndeshje të vlefshme për kampionat. Falënderoj ekipin për mbështetjen dhe trajnerin për besimin që më ka dhënë në këto ndeshje. Jam munduar të justifikoj këtë besim dhe të jap më të mirën e mundshme. Dedikimi i takon vetëm Zotit që shpërbleu punën e bërë në këto kohë. Tani është e rëndësishme që të vazhdoj të rritem dhe të shoh vetëm përpara”, përfundoi autori i golit të parë ndaj Luftëtarit.

Mensah është 23 vjeç dhe deri më tani ka luajtur në ligat e ulëta holandeze me Almere Sitin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"