Goli i Dungës nuk mjafton, Vllaznia ngec në miqësoren ndaj Pogradecit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2020 | 18:59

Goli i Dungës nuk mjafton, Vllaznia ngec në miqësoren ndaj Pogradecit

U luajt ditën e sotme në stadiumin e qytetit të Pogradecit, ndeshja miqësore mes vendasve të drejtuar nga trajneri Ardijan Abazaj dhe Vllaznisë. Ky takim përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.

Vllaznia

Shkodranët kaluan të parët në avantazh në minutën e 24-t, me anë të sulmuesit Dunga, i cili u afrua së fundmi në merkato, ndërkohë që epërsia e kuqebluve zgjati vetëm 9 minuta, pasi në të 33-të, pogradecarët barazuan shifrat me anë të futbollistit Topllari.

Pjesa e dytë nuk prodhoi gola, ndërkohë që të dy trajnerët bënë zëvendësime të shumta, duke ndërruar pothuajse të gjithë skuadrën. Ky ishte testi i dytë miqësor për Vllazninë, pas atij ndaj Devollit që u fitua nga shkodranët me rezultatin minimal 0-1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"