Goli i 20-vjeçarit nuk i mjaftoi Besës, Meçja: Loja është shumë pak, duhen pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2021 | 20:17

Goli i 20-vjeçarit nuk i mjaftoi Besës, Meçja: Loja është shumë pak, duhen pikët

Besa nuk e gjeti dot kthesën as në Peqin. Vetëm një pikë mund të quhet zhgënjim dhe sidomos kur dihen objektivat e verdhezinjve. Zakoni vazhdon: luajnë mirë, shënojnë dhe e pësojnë.

mECJA

Njërin nga golat e gjeti Flavjo Meçja, por i riu nuk pati mundësi që të festonte. “U gëzova kur shënova gol dhe mendova se do të fitonim, por gabuam. Në vend që të siguronim trepikëshin, u barazuam për të dytën herë. Pësojmë gola naiv dhe plotësisht të evitueshëm. Unë jam më i riu në ekip, por gjykoj se kemi në grup mjaft lojtarë me përvojë që duhet e mund të dirigjojnë lojën e rezultatet më mirë.

Të vjen keq të mos arrish të marrësh pikët maksimale ndaj Apolonisë, e cila shkatërrohet në Fier nga Besëlidhja e fiton ndaj nesh. Të dalësh pa fitore nga Peqini është humbje. Kampionati i tillë është, por kur luan futboll, dominon kundërshtarët, krijon raste të shumta, nuk di çfarë emri t’u vësh 2 ndeshjeve të fundit”, përfundoi për gazetën sulmuesi 20-vjeçar. Pritet që klubi të zhvillojë një analizë të plotë për atë se çfarë po ndodh dhe prej saj mund të dilet në konkluzionin nëse ka domosdoshmëri që të nisin kërkimet për merkaton e janarit.

FERIZ FERIZAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"