“Gol i bukur, por mos më prek”, shikoni shpikjen e Dortmundit kundër… gripit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2019 | 18:50

“Gol i bukur, por mos më prek”, shikoni shpikjen e Dortmundit kundër… gripit

Në fillim Mario Gëce pas takimit me Gladbahun, më pas Marko Rojs pas ndeshjes në Champions me Interit, dhe në fund Roman Burki para derbit me Shalken në Bundesligë.

borusia

Borusia e Dortmundit po përballet me një virus të rrezikshëm, që ka kapur disa lojtarë njëherazi. Virusi mesa duket është ngjitës, dhe trajneri Lusien Favre ka vendosur të marrë masa, për të mos lejuar përhapjen e sëmundjes më tej.

favre hazard

Siç raporton “Bild” në Gjermani, lojtarët e kanë të ndaluar këto ditë që të japin dorën me njëri-tjetrin. Është tekniku zviceran, që ka marrë këtë masë, disi edhe të pazakontë. Edhe nëse dikush shënon një gol të bukur, apo qoftë edhe në stërvitje, lojtarët duhet të bëjnë kujdes me kontaktin fizik mes tyre, për të mos qenë të rrezikuar nga marrja e virusit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"