Goditje e rëndë për Borusian, ylli i skuadrës rrezikon të humbasë sezonin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2020 | 22:53

Goditje e rëndë për Borusian, ylli i skuadrës rrezikon të humbasë sezonin

Dëmtimet janë kthyer në makth për Marko Roisin. Kapiteni i Borusia Dortmundit rrezikon të mos luajë për pjesën e mbetur të sezonit pasi vuan nga dëmtimi në kofshën e këmbës gjatë ndeshjes së Kupës së Gjermanisë kundër Verder Bremenit në muajin shkurt.
rois
Media gjermane “Bild” thekson se Rois përveçse do të humbasë përballjen e ardhshme me Bajernin, rrezikon të mos kthehet deri në përfundim të sezonit.

Ai është njëri prej lojtarëve më kyç të Borusias pasi ka shkëlqyer prej vitesh me fanelën verdhezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"