“Gnabri bën ç’të dojë në kohën e lirë”, Mateus “godet” Brazon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2023 | 23:47

“Gnabri bën ç’të dojë në kohën e lirë”, Mateus “godet” Brazon

Kritikat e drejtorit sportiv të Bajernit, Hasan Salihamixhiç, në dëm të “viktimës” Serzh Gnabri, si rezultat i prezencës së këtij të fundit në javën e modës në Paris.

MATEUS GNABRI

“Amator” ishte fraza e përdorur nga ballkanasi për të përkufizuar veprimin ndaj sulmuesit 27-vjeçar. E gjithë kjo amulli nuk i ka shpëtuar “rekordmenit”.

LOTAR MATEUS – “Nëse i referohemi kontratës së futbollistëve, në të nuk ekziston ndonjë ligj ku ndalohet përfshirja në aktivitete specifike dhe kjo i jep të drejtë Gnabrit. Nëse do të kishte përcaktim konkret, atëherë do të flisnim ndryshe, por ja që nuk ekziston dhe nuk e kuptoj se përse lojtari i Bajernit duhet të kryqëzohet në mënyrë kaq ekstreme.

SHKAKU – Anësori 27-vjeçar pas barazimit ndaj Lajpcigut, që korrespondonte me nisjen e vitit të ri kalendarik në Bundesligë, zgjodhi ta kalonte ditën e pushimit pranë javës së modës në Paris. Ai njihet rreth adhurimit mbi modën dhe pikërisht ky ishte shkaku i kësaj meseleje. Imazhi me veshje fëmijërore në rrjetin social “Instagram” ngriti akuza të mëdha nga tifozët e klubit më të titulluar në Gjermani. Por forma e dobët ndaj Këlnit e mbushi kupën e durimit te drejtori sportiv Salihamixhiç.

REAGIMI – “Amator, nuk mund ta pranoj që një futbollist në gjirin tonë të kryejë sjellje të tilla. Asnjë lojtar në historinë e Bajernit nuk e ka trajtuar kohën e lirë në mënyrë kaq abuzive. Prezenca në palestër mbetet opsioni më korrekt në lidhje me shpenzimin e kohës së lirë, pasi i qëndron linjës së profesionit në fjalë”, ishin frazat plot thumb të ballkanasit ndaj anësorit gjerman.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"