Gjyqtari i gafave në Vlorë, FSHF e çon të arbitrojë në Gjirokastër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2017 | 9:28

Gjyqtari i gafave në Vlorë, FSHF e çon të arbitrojë në Gjirokastër

Ndeshja e sotme mes Luftëtarit dhe Laçit, e cila do të luhet në stadiumin “Gjirokastra” në orën 14:00, është vendosur të gjykohet nga arbitri Juxhin Xhaja.

shehi bushic xhaja flamurtari skenderbeu arbitrat

Edhe pse para katër ditësh ky arbitër bëri disa gabime të mëdha në Vlorë gjatë ndeshjes Flamurtari-Skënderbeu, të cilat mund të kenë ndikuar në rezultatin përfundimtar të ndeshjes, FSHF nuk ka preferuar ta lërë pushim.

Për më tepër, ka zgjedhur ta dërgojë në një qytet ku çdo javë po ankohen për penalizimet që po iu vijnë nga gabimet e arbitrave.

Mbetet për t’u parë çfarë performance do të ketë Xhaja sot dhe a do të kenë ankesa skuadrat pas ndeshjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"