Gjoka: Me ardhjen time skuadra shkon më shumë para portës, nuk mendoj të penalizoj lojtarët e mi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2017 | 18:11

Gjoka: Me ardhjen time skuadra shkon më shumë para portës, nuk mendoj të penalizoj lojtarët e mi

A morët ndonjë përgjigje nga skuadra?

Futbollistët e mi, pavarësisht humbjes, dhanë maksimumin në këtë terren. Humbja na vret, dhe nuk pranohet. Vazhdojmë të gabojmë në goditje standarte.

Lojtarët shumë të ngurtë…

Mendoj se është presioni i pikëve që ndikon. Në momentin që duhet të vazhdojmë rezultatet pozitive, nuk arrijmë ta bëjmë.

gjoka

Çfarë mund të ndryshoni tek këta futbollistë, që të shënoni më shumë?

Këto javët e fundit kemi shkuar shpesh në portë. Po mundohemi t’i japim besim këtyre lojtarëve që kemi.

10 minutat e fundit krijuat 5 raste. Pjesën tjetër nuk kishit kaq forcë.

Duhet të vrasim frikën. E filluam ndeshjen me një gabim tonin. U munduam të krijonim raste. Pjesën e parë e patëm të vështirë, ndërsa në të dytën krijuam. Por kjo nuk është diçka që bëhet me buton. Për momentin, kaq i kemi mundësitë.

A ka ndonjë ndryshim skuadra këto 2 muaj, pas ardhjes suaj?

Kam 1 muaj e 10 ditë këtu. Ka ndryshim, pasi kemi dalë më shumë para portës. Kështu e shoh unë. Ju mund të keni mendimin tuaj.

A është menduar që lojtarët të penalizohen pas humbjeve?

Ju mendoni se po i penalizuam do t’i çojmë në rrugë të mbarë?! Nuk mendoj se çfarë mund të penalizojmë tek lojtarët. Unë mendoj se lojtarët po japin maksimumin. Diçka e tillë nuk e ndihmon skuadrën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"