Gjika komplimenton Idrizin: Fëmijët s’dinë të “dashurojnë” motrat e gjyqtarëve apo të Dukës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2017 | 17:25

Gjika komplimenton Idrizin: Fëmijët s’dinë të “dashurojnë” motrat e gjyqtarëve apo të Dukës

Nëpërmjet një statusi të publikuar në Facebook, pas ndeshje Lushnja-Flamurtari 0-1, ish-presidenti Shpëtim Gjika ka komplimetuar administratorin Idrizi për gjetjen me tifozët në sfidën e sotme. Një grup fëmijësh të Akademisë Flamurtari, të cilët kishin udhëtuar nga Vlora për të mbështetur kuqezinjtë. Një mesazh për FSHF-në, e cila e dënoi skuadrën vlonjate për sharjet në korr në ndeshjen ndaj Skënderbeut.

Gjika

 

Fëmijët nuk dinë të “dashurojnë” motrat e gjyqtarëve, të futbollistëve kundështarë apo të Dukës e FSHF-së, por dashurojnë futbollin bio, shkruan Gjika veç të tjerave në statusin e tij.

Femijet

 

STATUSI I PLOTË  

Lushnja -Flamurtari 0-1 ✌️!
Duro, duroi deri në fund dhe triumfoi ? !
Flamurtari, këmbënguli deri në fund dhe fitoi ? !
Liçaj, besoi deri në fund dhe shënoi ⚽️ !
Dhe qershia mbi tortë ishin tifozët, ata fëmijë vlonjatë të Akademisë Flamurtari, të cilët nuk dinë të “ dashurojnë “ motrat e gjyqtarëve, të futbollistëve kundërshtarë apo të Dukës e FSHF-së, por dashurojnë futbollin bio ? !
E në se këta tifozë ishin gjetje e z.Idrizi, ai vërtetë meriton komplimente ? !

Gjika

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"