Gjiganti Krauç: Sekreti që me mban ende në formë? Kam injoruar dietën dhe jogën…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2017 | 22:27

Gjiganti Krauç: Sekreti që me mban ende në formë? Kam injoruar dietën dhe jogën…

Gjiganti Piter Krauç sapo ka rinovuar kontratën e tij me Stoken edhe për një vit tjetër. Anglezi 36-vjeçar vazhdon edhe të jetë frytdhënës në futboll dhe këtë gjë e tregon besimi që Stoke i ka dhënë për të vazhduar kontratën.

krauc

Krauç në një intervistë falënderoi klubin dhe trajnerin për besimin e dhënë dhe tregoi çelësin e vazhdimësisë së tij. “Pse dua të vazhdoj sa më gjatë? Një bisedë më Ledli King më ka ngelur në mendje nga koha kur isha te Totenhemi. Ai luftoi shumë që mos ta linte futbollin, por dëmtimet e detyruan ta bëjë këtë gjë në vitin 2012. Ai kurrë nuk e kaloi dhimbjen e lënies së futbollit dhe kjo gjë më frikësoi shumë edhe mua.”

“Prandaj kam punuar shumë që të vazhdoj ende të luaj. Nuk është se kam mbajtur dietë sepse kam provuar që 16 vjeç të shtoj peshë, por metabolizmi nuk ma lejon dhe kjo gjë më ka ndihmuar për të mbajtur trupin në formë. Kam provuar edhe jogën por pas disa seancave vendosa që nuk ishte për mua.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"