Gjici ikën i mërzitur, austriaku e merr… lehtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2018 | 13:24

Gjici ikën i mërzitur, austriaku e merr… lehtë

Asnjë komunikim me stafin dhe lojtarët, por menjëherë largim nga stadiumi. Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, nuk ka dashur të takojë skuadrën pas ndeshjes. Dukshëm ka kërkuar më tepër. “Më kënaqni në fushë dhe pastaj vendoseni vetë premion”, iu tha lojtarëve një ditë para ndeshjes.

Gjici festa

Tashmë kreu i klubit pret kualifikimin në Maltë, që për Kukësin është si detyrim. Nga ana tjetër, trajneri Peter Pakult nuk e ka konsideruar aspak si dramë faktin që u barazua ndaj Valetës. Madje, i pyetur nga gazetarët për sigurinë që shfaq, austriaku dha këtë përgjigje: “Kam kohë që kam marrë pjesë në Kupat e Europës, si lojtar dhe si trajner. Dhe kjo më jep ndoshta shumë qetësi. Sot (dje) ishte 50% e ndeshjes, tani do shohim pjesën tjetër në Maltë. Për shumë persona mund të ketë zhgënjim pas këtij rezultati, por duhet të presim ndeshjen e dytë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"