Gjeti golin e parë zyrtar, 20-vjeçari Meçja: Ja basti im

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2020 | 22:38

Gjeti golin e parë zyrtar, 20-vjeçari Meçja: Ja basti im

Aktivizimi i disa të rinjve në formacion është sfida më e madhe e kavajasve. Për një ekip që pretendon Kategorinë Superiore, rreziku është i madh. Por, kavajasve nuk u ka dalë fort keq. Së fundmi u shpërblyen edhe prej Falvjo Meçjes, i cili shënoi gol përballë Elbasanit.

mECJA

Mesfushori me tipare sulmuese e komenton kështu rrjetën e parë zyrtare: “Kam bërë shumë gola me U-17 e U-19, por të shënosh me Besën e madhe është komplet tjetër gjë. Ka tjetër shtysë dhe vlerë. Ky gol më motivon shumë për pjesën e mbetur të sezonit. Kam vënë bast me veten që ky sezon të jetë për mua ai që do të më evidentojë si futbollist. Do të punoj fort në stërvitje dhe do të jap më të mirën në fushë sa herë të luaj, për t’u rritur e merituar fanellën.

E quaj veten me fat që luaj përkrah lojtarëve me përvojë si Kaina, Peqini, Tafili, Muçaj, Sefa, Perja e të tjerë, pasi kam çfarë të mësoj prej tyre. Ndihem po kaq komod kur kam gjithashtu në krah lojtarë moshatarë si Dobjani, Lila, Zeqiri, Shimaj e Zekolli, me të cilët kam marrëdhënie të shkëlqyera. Çdo sukses imi është edhe i tyre si dhe anasjelltas”, përfundoi 20-vjeçari për “Panorama Sport”.

Besa do të vijojë seancat stërvitore deri në datën 30 dhjetor dhe të martën është parashikuar një miqësore me Erzenit. Sakaq, presidenti ka hasur “thesin” pas fitores së fundit. Ai dhënë pagat e muajit, duke ua mbushur xhepat në këtë fundvit.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"